Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Deklaratat për Gonzato/ Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje, i kërkoj falje…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e sotme (6 nëntor) lidhur me deklaratat e tij për ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, duke theksuar se nuk kishte qëllim fyerje. Sali Berisha drejtoi kritika sot ndaj ambasadorit Gonzato, ku e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Berisha tha se fjalët e tij janë bazuar vetëm në deklarata që, sipas tij, ambasadori i kishte bërë publikisht për jetën personale, dhe nëse këto janë interpretuar si fyese, ai është i gatshëm të kërkojë falje. “Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike nga vetë ai, ka thënë se ka qenë i martuar...