Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dimri erdhi! Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh nesër dhe gjatë fundjavës
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshi në veri dhe qendër të vendit, gjatë ditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 22 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 10m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.