Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sefa shpjegon kur do të rriten pagat e administratës publike, ja çfarë do të përfitojnë punonjësit
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka bërë me dije se projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një politikë të re pagash për punonjësit e sektorit publik. Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, në një lidhje të drejtpërdrejtë për një emision televiziv, shpjegoi se që nga viti që vjen administrata publike, si ajo shtetërore, ashtu edhe ajo në nivelin lokal, do të ketë një rritje të pagës në varësi të indeksimit që bëhet bazuar te inflacioni. Sefa u shpreh se indeksimi bëhet gjithmonë në fund të shtatorit ose në tetor të secilit vit, pasi, siç tha eksperti, inflacioni matet nga gushti i vitit paraardhës deri në gushtin e vitit aktual. Sefa komentoi edhe vendimin për rritjen e pagës minimale që hyn në fuqi më 1...