Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sulmi ndaj ambasadorit Gonzato, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë. Kjo kërkesë vjen pas deklaratës që Berisha bëri sot në kuvend për qëndrimin e ambasadorit Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.Lexo edhe :Related Posts “Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar Komisionit të Etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha. Bazuar në nenin 10, ndalimi i ngacmimit seksual, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilit do, bazuar në nenin 65 fraksion 1, masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja nga komisione dhe seanca plenare”, tha Taulant Balla në Kuvend. Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend? “Qytetarë dhe qytetare, sillet në emër të direktivave të BE-së. Ekspertë të shquar kanë pohuar...