Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Deklarata e Berishës ndaj Ambasadorit Gonzato, reagon Komisionerja Kos: Sulmi ndaj tij është i papranueshëm
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual. Kos shkruan se sulmi është i papranueshëm, dhe se deklaratat që Gonzato ka bërë në lidhje me barazinë gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së dhe jo deklarata personale. “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos. Gender equality and non-discrimination are an integral part of EU law. Aligning with it is part of the EU accession process. This...