‘Masat ekstreme në qeli’/ Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë Veliaj në burg

‘Masat ekstreme në qeli’/ Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë Veliaj në burg

Erion Veliaj TIRANË-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me dy komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, kanë kryer sot një vizitë në burgun e Durrësit, ku ndodhet i paraburgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Dyshohet se vizita u realizua pas një ankese të bërë nga Veliaj. Ankesat e Veliajt raportohet se kanë qenë prej kohësh në verifikim, por sot kryesuesja e institucionit e ka vizituar nga afër kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës. Konkretish bëhet për një denoncim publike se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kreu i PL Ilir Meta po mbaheshin në kushte tepër të këqija në qeli dhe asakohe Avokati i Popullit nisi kryesisht një verifikim. Vetë Veliaj kishte paraqitur një ankesë për masat ekstreme të sigurisë që u zbatuan gjatë shoqërimit të tij...