‘Mos krahaso Shqipërinë me Serbinë’/ Përplasje Balla-Kapri në Kuvend

‘Mos krahaso Shqipërinë me Serbinë’/ Përplasje Balla-Kapri në Kuvend

Një debat është zhvilluar gjatë seancës plenare të sotme në Kuvend, pas deklaratave të deputetit Erald Kapri mbi çështjen e eshtrave të të vrarëve dhe të zhdukurve gjatë regjimit komunist, teksa po diskutohet mbi raportin e veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit për vitin 2024. Gjatë fjalës së tij, Kapri tha se Shqipëria ka dështuar në trajtimin e çështjeve të të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit, duke shtuar se në vendin tonë ende nuk është mundësuar puna për gjetjen e eshtrave të viktimave, ndryshe nga Serbia. “Për çështjen e eshtrave dhe të mos gjeturve është një skandal. Nuk e besoni ndoshta, por Serbia ka lejuar ICMP-në që është edhe në Shqipëri, të gjejë shqiptarët e Kosovës të vrarë...