PSG ka gati çmendurinë e radhës. 150 milionë euro për super sulmuesin që nuk luan në elitë…

PSG ka gati çmendurinë e radhës. 150 milionë euro për super sulmuesin që nuk luan në elitë…

6 Nëntor 2025 19:55 Telesport Victor Osimhen e ka nisur në mënyrë spektakolare sezonin e ri te Galatasaray, duke shënuar 9 gola në 11 ndeshje, mesatarisht 1 gol në çdo 80 minuta. Mediet turke kanë raportuar ditën e sotme një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit e ardhmja e Osimhen te Galatasaray është në rrezik. Sulmuesi ka përfunduar në radarin e PSG, kampioni në fuqi i Europës është gati të paguajë 150 milionë euro për transferimin e nigerianit. Pavarësisht se PSG ka aktualisht një ekip të kompletuar, i mungon një qendërsulmues i mirëfilltë. Gonçalo Ramos ka përmirësuar statistikat e tij, por ai nuk ka arritur të vendoset si një 9-sh i padiskutueshëm. Për këtë arsye, Luis Enrique ka kërkuar transferimin e një qendërsulmuesi cilësor...