Taturanxha fryma e fëmijërisë dhe e një tradite të lashtë ilire

Taturanxha fryma e fëmijërisë dhe e një tradite të lashtë ilire

Lulzim Osmanaj A ju kujtohet kjo vegël e thjeshtë, por plot shpirt taturanxha, siç i thojmë në Dukagjin?Disa e njohin si pipiranxha, të tjerë si filikaça apo pipëza, por për ne të fëmijërisë së maleve, ajo ishte tingulli i gëzimit dhe i verës. Ky instrument frymor, i punuem me dorë nga lëkura e shelgut (shenja), është një ndër mjetet muzikore ma të vjetra që njeh populli ynë. Ajo lindte prej natyrës pa vegla moderne, pa ndihmë teknologjie, veç me një thikë të vogël, një degë shelgu dhe duar fëmijësh që mezi pritnin me e ndie tingullin e parë. Tradita e taturanxhës lidhet me kulturën ilire dhe gjurmët e saj gjinden edhe te popujt keltë në Austri, Zvicër e Panoni, ku instrumente të ngjashme përdoreshin për...