Sulmi i Berishës për Gonzaton, Rama: Kërkojmë ndjesë! Ambasadori i BE është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët

Sulmi i Berishës për Gonzaton, Rama: Kërkojmë ndjesë! Ambasadori i BE është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për gjuhën e përdorur nga paraardhësi i tij, Sali Berisha, ndaj Ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, ditën e sotme, ndërsa fliste për ligjin për barazinë gjinore. Me anë të një reagimi në “X”, Rama i kërkon ndjesë ambasadorit Gonzato, duke theksuar se ligji është plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin. Postimi i Ramës: “Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara 🇦🇱🤝🇪🇺.”...