Korreshi zbulon dokumentin: Turp që Bashkia Lushnjë shpalli qytetar nderi ish-kryetarin që firmoste internime!

Korreshi zbulon dokumentin: Turp që Bashkia Lushnjë shpalli qytetar nderi ish-kryetarin që firmoste internime!

Deputeti Saimir Korreshi ka kritikuar me tone të forta çështjen e mosgjetjes së eshtrave të viktimave të komunizmit dhe nderimit të ish-funksionarëve të regjimit në Lushnjë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai akuzoi autoritetet përgjegjëse për mungesë transparence dhe veprimtarie në kërkimin e eshtrave të të përndjekurve, ndërsa dënon vendimin e Bashkisë Lushnje për ta shpallur “Qytetar Nderi” ish-kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të rrethit, Gjergj Velo, një figurë që, sipas Korreshit, ka firmosur dhjetëra internime gjatë viteve ’80. Deputeti kërkoi që vendet e ish-kampeve të internimit, si Savra, të ruhen dhe të kthehen në muze kujtese, si dëshmi e dhimbjes dhe qëndresës së të përndjekurve politikë. Saimir Korreshi: Mëngjes, drekë darkë, të çohesh, të shtrihesh, të ulesh, të ngrihesh, me proces verbal, me pyetje....