Shqiptari terrorizon familjen italiane për një borxh droge, arrestohet në Romë

Shqiptari terrorizon familjen italiane për një borxh droge, arrestohet në Romë

Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi dyshohet se ka dhunuar barbarisht një të ri italian dhe babai e tij, për shkak se i riu nuk i kishte paguar paratë e drogës që kishte blerë nga shqiptari. I dyshuari, Elson Leka, akuzohet për një seri sulmesh dhune të kryer gjatë muajve të fundit, në përpjekje për të marrë një borxh droge që fillimisht ishte vetëm 1,000 euro. Siç raportojnë mediat italiane, ngjarjet datojnë që nga gushti i kaluar, kur Leka dyshohet se i shiti kokainë një 23-vjeçari italian, dhe kur viktima nuk arriti të paguante në kohë, shqiptari nisi një seri aktesh dhune për ta detyruar të shlyente borxhin. Hetimi tregon se 35-vjeçari ka kryer kërcënime me armë, ka shtypur viktimën me biçikletë, dhe...