Zbardhet dosja/ Gazetari zbulon prapaskenat: Ja çfarë e pret Belinda Ballukun

Zbardhet dosja/ Gazetari zbulon prapaskenat: Ja çfarë e pret Belinda Ballukun

Rrjedhja e dosjes hetimore të SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi burimin e informacionit dhe natyrën e akuzave fillestare. Gazetari Kujtim Topuzi në një studio televizive shpjegon se zakonisht, dosje të tilla dalin në publik përmes avokatëve të të pandehurve. Në këtë rast specifik, ajo që ka qarkulluar në media është njoftimi i akuzës për Mirzeta Kashnicën, anëtare e komisionit të vlerësimit të ofertave, por burimet tregojnë se materialet hetimore për Belinda Ballukun dhe Evis Berberin janë shumë më voluminoze dhe të detajuara. Topuzi sqaron një keqkuptim të rëndësishëm: çështja nuk ka shkuar ende në gjykatë. Ajo që SPAK ka bërë është një hap procedural, duke marrë zyrtarisht të pandehur gjashtë personat e përfshirë në çështjen e tenderit të tunelit...