Krahu i djathtë i Kurtit, Haxhiu: Konjufca e bën qeverinë

Krahu i djathtë i Kurtit, Haxhiu: Konjufca e bën qeverinë

Kosova E Enjte, 6 Nëntor 2025 19:14 Albulena Haxhiu një prej zërave më të afërt të Albin Kurtit, konfirmon se mandati për krijimin e qeverisë i është dhënë Glauk Konjufcës, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës për bllokimin e institucioneve dhe për urrejtje ndaj Vetëvendosjes e Kurtit personalisht. “Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, tha Haxhiu, duke theksuar se opozita, sipas saj, po e mban peng shtetin “nga inati me Albin Kurtin”. Sipas saj, Vetëvendosja nuk pranon pazare për poste, ambasada apo tenderë. Duke folur për mandatin...