Marta Kos reagon ndaj Sali Berishës:  Çdo sulm ndaj ambasadorit është i papranueshëm

Marta Kos reagon ndaj Sali Berishës: Çdo sulm ndaj ambasadorit është i papranueshëm

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar përmes një postimi publik pas sulmëve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. Në reagimin e saj, Kos thekson: “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e ambasadorit… Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.” Deklarata e Komisioneres vjen në kuadër të vlerësimit të rëndësisë së respektimit të standardeve të BE-së dhe parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit në procesin e integrimit europian.