Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Humbja në Champions rezulton fatale, klubi i tregon derën trajnerit
John Heitinga nuk është më trajner i Ajax. Klubi holandez ka larguar teknikun, pas humbjes në Champions ndaj Galatasaray me shifrat 0-3. “Ajax ka pezulluar John Heitinga me efekt të menjëhershëm. Kontrata e trajnerit duhej të skadonte më 30 qershor 2027, por tani do të ndërpritet. E njëjta gjë vlen edhe për ndihmëstrajnerin Marcel Keizer. Ajax është në kërkim të një trajneri të ri; ndërkohë, Fred Grim do të marrë përsipër detyrat e Heitinga”, shkruhet aty.