Bardhi reagon pas refuzimit për interpelancë urgjente: Dorëhiqu dhe pendohu Belinda

Bardhi reagon pas refuzimit për interpelancë urgjente: Dorëhiqu dhe pendohu Belinda

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i kërkon Belinda Ballukut të dorëhiqet dhe të bëhet e penduara e drejtësisë, pas marrjes të pandehur nga SPAK. Bardhi tha se Balluku iu fsheh Kuvendit sot, ku opozita e kërkoi në interpelancë urgjente për aferën e tunelit të Llogarasë, por socialistët rrëzuan kërkesën. Bardhi i bëri thirrje Ballukut që të publikojë mesazhet e Edi Ramës dhe t’i dërgojë ato në SPAK, si pjesë e hetimit për aferën e tunelit të Llogarasë dhe abuzime të tjera. “Kush bashkëpunon me drejtësinë, ka gjithmonë lehtësira”, thekson Bardhi në reagimin e tij. Reagimi i Bardhit E pandehura në ilegalitet! Me akuzën penale të abuzimit në tendera, e pandehura Belinda Balluku ka frikë të vijë në Parlament dhe të japë llogari...