Çfarë po ndodh në burgun e Durrësit? Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë Veliajn në qeli

Çfarë po ndodh në burgun e Durrësit? Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë Veliajn në qeli

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me dy komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, kanë kryer sot një vizitë në burgun e Durrësit, ku ndodhet i paraburgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas burimeve për mediat, vizita u realizua pas një ankese të bërë nga Veliaj dhe kishte për qëllim shqyrtimin e kushteve të paraburgimit dhe garantimin e respektimit të të drejtave të tij.