Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“5 me 0 të dielën”, Balla ironizon opozitën: Ne jemi në garë se cila bashki do të ketë rezultatin më të thellë
Seanca maratonë e kësaj të enjteje, ku po diskutohet projektbuxheti, vijon me debate, akuza e kundërakuza mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Në një prej replikave mes tyre, kreu i grupit parlamentar socialist, ndërsa i është përgjigjur deputetit demokrat Blendi Himçi, ka ironizuar opozitën lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen këtë të diel në 5 bashki të vendit. Në fjalën e tij, Balla tha se në zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, rezultati do të jetë 5 me 0 në favor të PS-së. “Shife çik këtu, shife, 5 me 0 dilni të dielën. 5 me 0 të dielën. Të vetmen garë që kemi ne është kush nga bashkitë do ketë rezultatin më të thellë, do e ketë Berati apo...