Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Balluku i fshihet Kuvendit, Bardhi: Belinda dorëhiqu dhe pendohu! Bëji publike mesazhet e Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj mungesës së zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, në seancën e Kuvendit, pas akuzave për abuzime me tenderat e Tunelit të Llogarasë. Në një deklaratë të fortë për mediat, Bardhi e cilësoi Ballukun si ‘të pandehurën në ilegalitet’, duke e akuzuar se po fshihet për të shmangur përballjen me Parlamentin dhe drejtësinë. ‘E pandehura në ilegalitet! Me akuzën penale të abuzimit në tendera, e pandehura Belinda Balluku ka frikë të vijë në Parlament dhe të japë llogari për vjedhjen 50 milionë euro të Tunelit të Llogarasë,’ deklaroi Bardhi. Sipas tij, Partia Demokratike ka kërkuar me ligj interpelancë urgjente me ministren Balluku, por ajo nuk është paraqitur në Kuvend. ‘Me të drejtën...