Kolaps ekonomik/ Mijëra pensionistë dhe punonjës rrezikojnë të mbeten pa para, shkak buxheti

Kolaps ekonomik/ Mijëra pensionistë dhe punonjës rrezikojnë të mbeten pa para, shkak buxheti

Sindikatat e punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar pasoja të rënda për punëtorët dhe qytetarët nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje për miratim të buxhetit për vitin e ardhshëm ose zgjatjen e buxhetit për tre muajt e parë të vitit. Nëse nuk miratohet buxheti për 2026-tën, krahas afro 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, lihen pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të punës. Përfaqësuesit e sindikatave të sektorëve kyç të vendit, shëndetësisë, arsimit, administratës publike dhe policisë thonë se në rast të bllokimit institucional, mund të cenohet funksionimi i shërbimeve bazike. Pacientët rrezikohen të mbesin...