Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Jep llogari për korrupsionin”, Bardhi godet Ballukun: Dil nga tuneli ku je fshehur dhe jep dorëheqjen
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me mos paraqitjen e sotme të Belinda Ballukut në parlament edhe për interpelancën e kërkuar nga PD për marrjen si e pandehur nga SPAK. Bardhi i bën thirrje Ballukut të dalë nga tuneli ku është fshehur dhe të japë dorëheqjen. Gjithashtu demokrati i kërkon asaj të zbardhë mesazhet sms të Ramës dhe t’i bëjë publike duke e ftuar të pendohet që të zbulojë gjithashtu korrupsionin e kryeministrit.