Belind Këlliçi kundër pr.ligjit për barazinë gjinore: Ekzistojnë vetëm dy gjini biologjike

Belind Këlliçi kundër pr.ligjit për barazinë gjinore: Ekzistojnë vetëm dy gjini biologjike

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbi pr.ligjin për barazinë gjinore teksa është shprehur se ekzistojnë vetëm dy gjini biologjike, mashkull dhe femër, ndërsa koncepti i identiteteve të shumëfishta gjinore është, sipas tij, “një çmenduri”. Gjatë një interviste në “Ora News”, ai tha se ideja e identitetit të shumëfishtë gjinor është e huaj për realitetin social dhe kulturor shqiptar. Këlliçi: E kemi bërë të qartë me dhjetra herë atë që është shqetësim dhe në fakt po tentohet të portretizohet si një kërkesë e BE, e zyrës së delegacionit të BE në Tiranë apo dhe normave ligjore europiane. Identiteti i shumëfishtë gjinor, një çmenduri në thelb e cila është një histori që nuk i përket aspak realitetit social-shoqëror shqiptar. Edhe vetë po të marrësh fjalorin e gjuhës...