Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ky është 21-vjeçari i cili humbi jetën në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Bathoren. Në fabrikën e kabllove elektrike dhe komponentëve për sektorin e automobilave “Sews Cabind Albania”, ka humbur jetën 21-vjeçari Juris Becaj, si pasojë e një arresti kardiak në orët e para të mëngjesit. Sipas denoncimeve të publikuara nga qytetarë në rrjete sociale, ambulanca është telefonuar disa herë, por nuk është përgjigjur në asnjë rast, duke e lënë të riun të humbasë jetën në vendin e punës. “Ka mbyllur sytë në lule të rinisë sepse ambulanca nuk ka hapur telefonin. Kjo është mjekësia jonë,” – shkruan një qytetare, duke e cilësuar rastin si një dëshmi të dështimit të sistemit shëndetësor. Sipas dëshmisë së saj, pas ngjarjes tragjike, puna në fabrikë ka vijuar normalisht, pa asnjë nderim për...