Durrësi pasurohet me një tjetër fushë, FSHF bëhet gati për prerjen e shiritit! (VIDEO)

Durrësi pasurohet me një tjetër fushë, FSHF bëhet gati për prerjen e shiritit! (VIDEO)

Fusha e re e futbollit pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës po përfundon në kohë rekord si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Durrësit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako inspektuan sot nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm që do të shërbejë për stërvitjen e fëmijëve të akademisë “Elite Youth” të FSHF-së, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e talenteve të reja të futbollit shqiptar. Fusha është ndërtuar me tapet artificial modern, ndërsa FSHF ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, drenazhimin, vendosjen e portave, rrethimin e fushës dhe instalimin e sistemit të ndriçimit. Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit ka financuar ndërtimin e bazamentit të...