Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN/ Balluku e pandehur, socialistët shmangin llogaridhënien e saj në Kuvend
Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi të enjten në Parlament, ndërkohë që opozita kërkonte një interpelancë urgjente me të për hetimin e Prokurorisë së Posaçme mbi paracaktimin e fituesit të tunelit të Llogarasë – një nga veprat më të kushtueshme infrastrukturore të pesë viteve të fundit. Ndërsa në Parlament debatohej për emrin e saj, Balluku postoi në rrjetet sociale foto dhe video nga një inspektim rutinor në nënstacionin “Tirana 2”. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, por vazhdon të mbajë pozicionet e saj në qeveri. Në mungesë të saj, deputetët socialistë vendosën të rrëzonin me votë kërkesën për interpelancë, duke pretenduar se nuk përfshiheshin në punët e drejtësisë. Kryetari i Kuvendit, Niko...