Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Aksioni për hapësirat publike/ Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret e rrugët e zaptuara
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga aksioni për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara në disa zona të vendit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se puna po vijon me qëllim rikthimin e hapësirave për qytetarët dhe përmirësimin e rendit urban. “Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri krahas videove që tregojnë ndërhyrjet në terren. Aksioni është pjesë e nismës së qeverisë për të çliruar hapësirat publike nga ndërtimet dhe zëniet pa leje, si dhe për të garantuar akses të sigurt për këmbësorët dhe mjetet.