Dinamo furnizon Shqipërinë dhe Kosovën, ja lëvizjet që bëhen

Dinamo furnizon Shqipërinë dhe Kosovën, ja lëvizjet që bëhen

Kampionati do të ndërpritet për një javë në mesin e muajit nëntor, për shkak se rikthehen ekipet Kombëtare. Shqipëria do të përballet me Andorrën dhe Anglinë, teksa për këto dy takime, pritet që Naser Aliji të jetë sërish me kuqezinjtë. Mbrojtësi nga Kumanova ka qenë i dëmtuar megjithatë fakti që është rikuperuar, mund të bindë Silvinjon që ta ketë sërish në plane. Ndërkohë, në listën e pritjes është sërish Klevi Qefalija. Prej javësh, mesfushori është ndjekur nga stafi teknik i Kombëtares dhe sërish për të, do të ketë një vend në listën e pritjes. Ftesë zyrtare ka marrë Hekuran Berisha, i cili do të përfaqësojë Kosovën U21. Pavarësisht se me Dinamon nuk po merr minuta të mjaftueshme, stafi teknik i Kosovës U21 ka besim te...