Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Serbia dënohet për Shqipërinë, gjobë dhe mbyllje tribunash për fyerjet dhe vërshëllimat ndaj himnit tonë
FIFA dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë për disa incidente dhe sjellje të gabuara të tifozerisë serbe në stadiumin e Leskovaçit më 11 tetor kundër Shqipërisë në kualifikueset e botërorit, ndeshje e fituar nga kombëtarja kuqezi 1 me 0. Federata serbe u gjobit me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme nga tifozët gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese nga një pjesë e publikut gjatë ndeshjes. Gjithashtu u vendos masa e mbylljes së pjesshme e të paktën 25% të kapacitetit të tribunave në ndeshjen e ardhshme të ekipit kombëtar serb kundër Letonisë në Leskovaç. Vetë federata serbe nisur nga këto incidente të vazhdueshme në duelet kundër Andorras, Anglisë dhe Shqipërisë, ka vendosur të mos marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për sektorin...