Zbulohet tempulli më i vjetër i qytetërimit Maya, një labirint 3,000-vjeçar që pasqyronte universin

Zbulohet tempulli më i vjetër i qytetërimit Maya, një labirint 3,000-vjeçar që pasqyronte universin

I dalluar vetëm nga lart me avion dhe pajisje inteligjente monitorimi, një tempull i lashtë i civilizimit Maja kishte qëndruar për mijëra vjet i fshehur nga sytë e botës prej pyjeve që e mbulonin, përpara se publiku të mësonte ekzistencën e tij në 2020-tën. Vetëm tani, pesë vjet më vonë, arkeologët janë duke zbuluar sekretet e strukturës monumentale, thotë CNN. Pllaja artificiale, një labirint shtigjesh lidhëse, kanalesh dhe korridoresh, u ndërtua në Meksikën juglindore 3,050 vjet më parë dhe u përdor për rreth 300 vjet. E quajtur Aguada Fénix, ajo përbën vendin më të vjetër dhe më të madh arkitektonik në zonën ku mbizotëroi ky qytetërim i lashtë – shumë më i madh se qytetet e mëvonshme të famshme si Tikali dhe Teotihuacán. Një studim...