Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sfidë emigrimi dhe plakja e popullsisë, Sejko: Po ndikon në potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike
Plakja e popullsisë, emigrimi i fuqisë punëtore dhe pasiguritë globale po shfaqen si ndër sfidat më të mëdha për ekonominë shqiptare në vitet në vijim. Paralajmërimi vjen nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë workshop-it të 19-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, ku theksoi se, pavarësisht ecurisë pozitive, rritja ekonomike e vendit po përballet me kërcënime të reja. “Pasiguritë globale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndryshimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë e ushqimeve vazhdojnë të ndikojnë pritshmëritë e agjentëve ekonomikë dhe kushtet tregtare të vendit. Njëkohësisht, tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe digjitale kërkon investime të mëdha publike e private, rritje të produktivitetit dhe përshtatje të strukturës së prodhimit. Nga ana tjetër, ndryshimet demografike,...