Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Guvernatori Sejko: Plakja dhe emigrimi, rrezikojnë rritjen ekonomike!
Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rreziqe për potencialet e rritjes ekonomike të vendit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në Workshop-in e 19-të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore të organizuar nga Banka e Shqipërisë, se, pavarësisht ecurisë pozitive, perspektiva e ekonomisë përballet me sfida dhe pasiguri. “Të dhënat makroekonomike në vend tregojnë për një ecuri pozitive të rritjes ekonomike, shoqëruar me një klimë të favorshme për zhvillim ekonomik afatgjatë, të mbështetur nga stabiliteti monetar e financiar. Inflacioni i çmimeve të konsumit ka mbetur në nivele të ulëta dhe të kontrolluara, kushtet monetare e financiare janë të përshtatshme dhe bilancet e sistemit bankar janë të shëndosha, duke shërbyer si një shtyllë kyçe e stabilitetit makroekonomik dhe një partner aktiv...