Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Investimi i FSHF & Bashkisë Durrës / Presidenti Duka & kryebashkiakja Sako inspektojnë punimet në fushën e re të shkollës “Benardina Qerraxhia”
Fusha e re e futbollit pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës po përfundon në kohë rekord si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Durrësit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako inspektuan sot nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm që do të shërbejë për stërvitjen e fëmijëve të akademisë “Elite Youth” të FSHF-së, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e talenteve të reja të futbollit shqiptar. Fusha është ndërtuar me tapet artificial modern, ndërsa FSHF ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, drenazhimin, vendosjen e portave, rrethimin e fushës dhe instalimin e sistemit të ndriçimit. Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit ka financuar ndërtimin e bazamentit të...