Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Adela Xhemali propozohet për drejtoreshë të AMF-së
Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit kandidaturën e Adela Xhemalit, për pozicionin e anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Për një periudhë pesëvjeçare, deri në muajin maj të këtij viti, Adela Xhemali ka mbajtur detyrën e zëvendësministres së Financave. Më herët, ajo ka ushtruar funksione drejtuese në Ministrinë e Financave dhe në Kryeministri. Përpara angazhimit në sektorin publik, Adela Xhemali ka pasur një përvojë të gjatë në sektorin bankar, duke përfshirë detyrën e drejtorit së Financës së Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe më tej të Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri. Adela Xhemali do të zëvendësojë në këtë detyrë Mimoza Kaçin, që e drejtoi Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare prej prillit 2024, duke përfunduar...