Peleshi rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ballukun: Është çështje nën hetim

Peleshi rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ballukun: Është çështje nën hetim

Maxhoranca socialiste nuk pranoi sot që në Parlament të zhvillohej një mocion me debat ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku të kërkuar nga Partia Demokratike. Pas thirrjes së saj në SPAK fundjavën e kaluar ku iu komunikua dhe hetimi i nisur për tenderin e tunelit të Llogarasë, opozita donte që kjo të ishte kryefjala e seancës së sotme parlamentare, por shumica mbajti të njëjtin qëndrim që kishte pasur edhe në Konferencën e Kryetarëve një ditë më parë. Vetë zv.kryeministrja Balluku nuk ishte e pranishme në seancën parlamentare, ndërkohë që në faqen e saj në Facebook postoi një aktivitet në nënstacionin “Tirana 2” ku siç shkruan, ka përfunduar investim që forcon rrjetin energjetik dhe përmirëson furnizimin për Durrësin dhe gjithë zonën jugperëndimore. Debati: Peleshi: Lidhur me interpelancën, z.Balliu nuk...