Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Këshilli i Ministrave propozon Adela Xhemalin për drejtoreshë të AMF-së
Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë kandidaturën e Adela Xhemalit, për pozicionin e anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Megjithëse vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë më datë 25 shtator, ai i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë vetëm në fillim të këtij muaji. Për një periudhë pesëvjeçare, deri në muajin maj të këtij viti, Adela Xhemali ka mbajtur detyrën e zëvendësministres së Financave. Më herët, ajo ka ushtruar funksione drejtuese në Ministrinë e Financave dhe në Kryeministri. Përpara angazhimit në sektorin publik, Adela Xhemali ka pasur një përvojë të gjatë në sektorin bankar, duke përfshirë detyrën e drejtorit së Financës së Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe më tej të Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri. Adela Xhemali do të zëvendësojë në këtë detyrë...