Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nënkontraktori ‘anonim’/ Si u ‘zhdukën’ 7 milionë euro nga kompania që u përdor nga “elefantët” e korrupsionit
Skandalet e aferës së Llogarasë duket se nuk përfundojnë këtu. Gjatë një investigimi të një emisioni, u gjet një tjetër kompani nënkontraktore e cila ka kryer një ndër proceset më thelbësore: gërmimin për hapjen e tunelit. Sipas faqes zyrtare të kësaj kompanie, ajo ka filluar punimet e gërmimit në nëntor të vitit 2021: “Punimet e gërmimit kanë qenë një aspekt kritik i këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor. Gërmimi i tunelit ka pasur për qëllim krijimin e një kalimi të qëndrueshëm dhe të sigurt për automjetet, duke përfshirë hapjen e një rruge të re që kalon përmes malit dhe përshpejton procesin e udhëtimit. Ky tunel, me përfundimin e tij, pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të ndihmojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në rajon. Për...