Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Fshesa’ Rama nuk ndalet/ Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike
Kryeministri ka ndarë sot pamje nga aksioni për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara në disa zona të vendit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se puna po vijon me qëllim rikthimin e hapësirave publike. “Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri krahas videove që tregojnë ndërhyrjet në terren.