Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Alarm në Belgjikë nga dronët, Këshilli i Sigurisë mblidhet për të diskutuar situatën që bllokoi aeroportet
Prania e shpeshtë e dronëve pranë aeroporteve dhe bazave ushtarake ka ngritur alarmin në Belgjikë. Autoritetet kanë thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas incidentit më të fundit, të regjistruar mbrëmjen e së martës, që shkaktoi kaos mes udhëtarëve dhe shqetësime për sigurinë. Sipas mediave të huaja, qeveria belge nuk ka bërë të ditur ende se kush qëndron pas dronëve, por shërbimet e sigurisë dyshojnë për një përfshirje ruse. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur për prodhimin e armëve nga Rusia. Ai tha: “Po e përmbysim trendin e municioneve. Më parë, Rusia prodhonte më shumë municione sesa të gjithë aleatët e NATO-s së bashku. Por jo më. Në të gjithë Aleancën, po hapim dhjetëra linja të reja prodhimi...