“Nuk di të ziejë një vezë”/ Sarkozy me “dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi

“Nuk di të ziejë një vezë”/ Sarkozy me “dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi

Plani i dietës që ndjek ish-presidenti i Republikës Franceze ndërsa është i burgosur në burgun Sante në Paris ka shkaktuar shqetësim në rrethin e ngushtë të Nicolas Sarkozy-t. Duke mbetur pas hekurave që nga 21 tetori, Sarkozy ka vendosur të ndjekë vetë një regjim të veçantë dietik, sipas medias franceze Le Point. Duke kuptuar ndjenjat armiqësore që shumë nga të burgosurit e tjerë kanë ndaj tij, ai refuzon të prekë pjatën që i serviret në qeli. Sipas burimeve të cituara nga media, Sarkozy ka frikë se dikush i ka pështyrë ushqimin, nëse jo diçka më të keqe… helm. Ajo që e bën problemin edhe më të madh është se ish-presidenti e ka “djegur” alternativën tjetër ndaj ushqyerjes së tij në burg, përkatësisht të sigurojë lëndë...