Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Ditë zie kombëtare’/ Thirrje për protestë në orën 19.00: Të bashkuar në mbrojtje të fëmijëve, familjes e kombit!
Qytetarët rikthehen sërish në mbrëmje këtë të martë 6 nëntor, teksa Parlamenti do të diskutojë projektligjin për Barazinë Gjinore. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, koalicioni shqiptar pro familjes & jetës, u bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e tubimit dhe protestës, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore. ‘Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!’, thuhet në thirrjen për protestë. Statusi KOALICIONI SHQIPTAR PRO FAMILJES & JETËS ju fton në TUBIM PAQËSOR, SONTE NË ORËN 19:00, para Parlamentit Shqiptar te Rruga e Elbasanit, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore! Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit! PS: Nëse është e mundur, kodi i veshjes me të zeza, sepse është vërtet ditë...