Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Turp”/ Dosja ‘Balluku’, Xhixho: Si askund në botë, një zv.kryeministre në hetim, s’jep dorëheqjen, as e shkarkojnë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se vetëm me tunelin e Llogarasë janë vjedhur 50 milionë euro. Në fjalën e saj në Kuvend, ajo solli në vëmendje dosjen e Belinda Ballukut, e cila është nën hetim nga SPAK. Sipas Xhixhos, si në asnjë vend tjetër në botë një zv kryeministri është edhe në detyrë edhe në hetim dhe as nuk jep dorëheqjen dhe as nuk e shkarkojnë. Xhixho thotë ndër të tjera se ‘kjo është dëshmi e një sistemi të korruptuar dhe kriminal me në krye Edi Rama’. “50 mln euro vjedhja vetëm në tunelin e Llogarasë, një aferë korrputive për të cilën zv kryeministrja është në hetim dhe në detyrë. Si askund vend në botë. Nuk ka as dorëheqje dhe as shkarkim....