Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…
Në seancën e sotme plenare, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka bërë një replikë të fortë në Kuvend, ku iu përgjigj akuzave të opozitës dhe në veçanti ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e përmendi si “zotëria i 21 janarit”. Duke iu referuar raportimeve dhe debatit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, ministri theksoi se ish-kryeministri Berisha po tenton të manipulojë publikun. “Të nderuar kolegë. Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton në Kuvendin e Shqipërisë, jo përpara qeverisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka ardhur të bëjë politikë me qeverinë. Qeveria jep llogari përpara këtij Kuvendi, kur përdoren ato instrumentet e kontrollit parlamentar, ashtu siç dinë t’i përdorin deputetët brenda kornizës ligjore dhe rregullative dhe përpara zgjedhësve. Sapo ka dhënë llogari më 11 maj dhe shikoje...