Serbia humbi me Shqipërinë, por FIFA i jep dhe një tjetër dënim të rëndë

Serbia humbi me Shqipërinë, por FIFA i jep dhe një tjetër dënim të rëndë

Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar pas ndeshjes me Shqipërinë. Shkak janë bërë sjelljet e tifozëve, ndërsa gjoba e marrë është rreth 85 mijë franga zvicerane. Po ashtu në Leskovac ndaj Letonisë do të mbyllet 25% e stadiumit. Federata serbe ka vendosur që të mos i marrë përsipër tifozët, për ndeshjen e ardhshme me Anglinë në “Wembley”. Kjo për shkak se priten sjellje të tjera të ngjashme në transfertë. “Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur më 11 tetor 2025. Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme nga tifozët gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese nga...