Përplasje për “barazinë gjinore”, Berisha: Po shkatërroni familjen. Balla: Zhduket diskriminimi

Përplasje për “barazinë gjinore”, Berisha: Po shkatërroni familjen. Balla: Zhduket diskriminimi

Projektligji për barazinë gjinore, i cili pritet të votohet seancën e kësaj të enjte në parlament, shkaktoi debate të forta mes shumicës dhe opozitës Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi mazhorancën, se kërkon të kalojnë një projektligj që cënon familjet dhe shoqërinë shqiptare. “Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës”, tha Berisha. Madje sulmet e tij kaluan më tej, duke akuzuar ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. “Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE, ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10...