Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari 38-vjeçar në Durrës, nis hetimi për tre klientë

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari 38-vjeçar në Durrës, nis hetimi për tre klientë

 Policia ka arrestuar sot një 38-vjeçar në Durrës. Ai është arrestua nga forcat blu, pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe tre klientë, të cilët u kapën në flagrancë nga polica duke vendosur baste sportive. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.   Njoftimi i policisë: Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në një lokal në lagjen nr. 11, ku dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës: arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 38 vjeç, banues në Durrës. Referuan materialet në Prokurori, ku nisi...