Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Raporti i KLSH/ Xhafaj: Nivel i ulët i raportimeve dhe përmbushjes së rekomandimeve
Deputeti Fatmir Xhafaj pas raportimit të kreut të KLSH-së, Arben Shehu lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni, ka analizuar raportin duke nxjerrë në pah dhe disa problematika. Xhafaj përmend mbështetjen që qeveria i ka dhënë vazhdimisht KLSH-së për të kryer plotësisht dhe me profesionalizëm detyrën, ndërsa prek dhe rastin e punonjësit të KLSH-së, i cili është larguar nga detyra nga frika për të kryer auditin në kryeministri. Ndër të tjera, deputeti i PS-së nxjerr në pah nivelin e ulët të raportimeve dhe të zbatimit të rekomandimeve. Xhafaj thekson se ngritja e nënkomisionit për për auditimin e sektorit publik brenda Komisionit të Ekonomisë, do t’i japë përgjigje pyetjes “Kush kontrollon Kontrollorin?. “Është kjo mazhorancë që i ka dhënë këtij institucioni gjithë mbështetjen nevojshme që të kryejë...