Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë

Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë

– Rruga panoramike Krujë – Tiranë nga Paskuqani, gjithnjë premtohet e asnjëherë nuk bëhet! – Nga Ndue Dedaj Kruja dikur ishte zemra e Shqipërisë dhe konsiderohej një “lagje” e Tiranës. Aty shkonin për vizitë të gjitha delegacionet e huaja që vinin në kryeqytet. Kjo për shkak se ishte qyteti i historisë, i heroit kombëtar, por dhe një ballkon natyror i pazakontë nga shihej deti. Shkurt, Kruja i kishte të gjitha, peizazhin turistik, ajrin që të mbushte gjoksin, muzën e historisë. Të gjitha këto i ka dhe sot, por jo më vëmendjen e qeverisë. Kruja si qytet po braktiset pak nga pak. Ka rënë në 13 mijë banorë. Nuk ka punë, mbahet vetëm me fasone. Kur me dy fabrika çimentoje dhe Rinasin në “tapinë” e saj,...