Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Çmimi “Jakov Xoxa”, përzgjidhen autorët e rinj dhe do të shpallen edhe fituesit në fund të muajit dhjetor
Çmimi “Jakov Xoxa”, i kthyer tashmë në traditë për të vlerësuar autorët e rinj, nis edicionin e dytë. Juria prej pesë anëtarësh, e kryesuar nga Rexhep Qosja do të gjykojë kandidatët mbi disa kritere, sidomos origjinaliteti e qëndrueshmëria e veprës, humanizmi dhe përcjellja e realitetit. “Ky çmim vjen si mundësi për të gjithë autorët e rinj shqiptarë, që këto vite kanë shkruar vepra, proza apo poezi. Është mundësi e mirë që ne të njohim përmes gjykimit të një jurie të dedikuar, që drejtohet nga një personalitet si Rexhep Qosja për të parë cilat janë vokacionet e letërsisë së re shqipe”, u shpreh Alda Bardhyli. Juria e përzgjedhur bën një analizë në veprat e botuara ndër vite për të evidentuar një figurë që ka spikatur më shumë...