Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Më pak turq drejt Malit të Zi, pas regjimit të vizave
Shtetasit e Turqisë që duan të udhëtojnë në Mal të Zi duhet të pajisen patjetër me vizë. Për t’u pajisur me vizë ata duhet të dorëzojnë dokumente personalisht në Ambasadën ose konsullatën e Malit të Zi në Turqi. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme në pyetjen se sa kohë merr miratimi dhe lëshimi i vizës. Pasojë e parë e regjimit të vizave, që hyri në fuqi më 30 tetor, është rënia e ndjeshme e numrit të udhëtarëve në linjat ajrore nga Turqia drejt Malit të Zi, thanë për REL-in nga aeroportet e Malit të Zi. Në Shoqatën e Mërgimtarëve Malazezë në Turqi thonë për REL-in se regjimi i vizave nga ana e...